Telegrafi

Lë emigrimin për t’u marrë me bujqësi në Shqipëri, shet një euro kilogramin e rozmarinës

Të mbjellësh një kulturë bujqësore që kërkohet në treg dhe ka pak shpenzime dhe përkujdesje. Ky duket që është çelësi në bujqësi.

Në një kohë kur në vend një pjesë e mirë e fermerëve dhe bujqve ankohen për shpenzime të mëdha të përkujdesjes për kulturat bujqësore, një emigrant ka lënë Italinë dhe është rikthyer në vendlindjen e tij, në Shetaj të Durrësit, për të kultivuar rozmarinën.

Sajmir Kaçuli tregon se përse zgjodhi pikërisht këtë kulturë për ta kultivuar, tregun e shitjes dhe natyrisht pritshmëritë nga kjo eksperiencë:

“Është një bimë shumë e mirë, që mendoj se do të sjellë fitime në të ardhmen…Kam arritur ta shes një euro kilogramin”, shprehen fermeri.

Ndonëse shprehet i kënaqur, edhe Sajmiri, si çdo fermer, tregon problematikat që has dhe mbështetjen që duhet t’u bëhet fermerëve nga shteti: “Problem është vaditja. E nevojshme është edhe një pikë grumbullimi”.

Ai shpreson që në të ardhmen të tërheqë edhe familjen e tij nga emigrimi dhe tokat që ka përreth, që sot janë me ferra, t’i kthejë në toka bujqësore.