Site icon Telegrafi

Lë duhanin pas 95 vitesh

Winnie Langley thotë se arsyeja që ka vendosur ta lë duhanin është se “më nuk i lë përshtypje”.

“Të gjithë pinë duhan në ditët e sotme… Nuk kam ditur për problemet shëndetësore, por thjesht nuk më pëlqen më. Shikimi po më tradhton, kështu që pas disa vitesh nuk do të mund ta gjej as paketën e cigareve”, ka thënë për “Daily Mail” zonja Langley, e cila jeton në Croydon të Londrës jugore.

Që nga tymosja e parë në vitin 1914, Winnie ka pirë mesatarisht pesë cigare në ditë, duke dhënë një total prej 170.000 cigareve.

“Mjekët i kanë thënë se tani nuk ka nevojë ta lë duhanin. Ajo i ka mbushur 102 vjet pa kancer, dhe mendoj se kurrë nuk do të sëmurët”, thotë nipi i zonjës Langley, Clive.

Exit mobile version