Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves le Drian ka thënë se tre zyrtarë të kësaj Ministrie dhe dy sipërmarrësit privatë kanë vdekur sot kur aeroplani me të cilin udhëtonin është rrëzuar mbi detin Mesdhe menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Maltës.
Ministri francez ka thënë se Ministria do të bëjë hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.
Qeveria e Maltës sot bëri të ditur se pesë viktimat e aksidentit ajror janë shtetas francezë dhe se nuk ka shenja se ka pasur ndonjë shpërthim para se aeroplani të bie në tokë, transmeton AFP.