Telegrafi

Le Drian: Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë, zhvillim i rëndësishëm për rajonin

Marrëveshja e arritur në qershor për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë paraqet zhvillim të rëndësishëm për ngjarjet në rajon, vlerëson ministri francez për punë të jashtme dhe Evropë, Jean-Yves Le Drian.

Le Drian thotë se Franca e përkrah perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe se ata duhet zyrtarisht t’i bashkohen BE-së, kur të gjithë kriteret për qasjen e tyre do të përmbushen plotësisht.

“Njëkohësisht, BE duhet të ristrukturohet dhe funksionimi i tij duhe të jetë në gjendje të pranojë anëtarë të rinj. Konkluzat e miratuara nga KE më 26 qershor të këtij vitit janë në lidhje me këto çështje. Pa vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë për anëtarësim në BE, KE vlerëson përpjekjet e bëra nga këta shtete gjatë mujave të fundit për afrim drejt BE-së”, tha Le Drian.

Le Drian tha se, përkundër asaj që marrëveshje me Greqinë nuk është kusht formal në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE, ajo paraqet zhvillim të rëndësishëm të ngjarjeve në rajon./Telegrafi/