Telegrafi

Lë burrin të flejë në kinema

Gruaja është shtrirë për të fjetur sapo kishte arritur në shtëpi, ndërsa kur ishte zgjuar, rreth orës tre të mëngjesit, ka kuptuar se burri i saj ende nuk kishte ardhur në shtëpi.

E frikësuar se çfarë ka ndodhur, është kthyer deri tek kinemaja, e cila ishte e mbyllur. Atëherë e ka thirrur me celular burrin e saj dhe ka vërtetuar se ai kishte fjetur i qetë po aty ku e kishte lënë.

Pasi që nuk ka mundur të dalë nga salla e mbyllur, burri ka gjetur mënyrën për të aktivizuar alarmin, pas të cilit, në vend të ngjarjes, ka dalë policia. Në fund krejt ka përfunduar pa ndonjë gjobë dhe me buzëqeshje nga ruajtësit e rendit dhe qetësisë publike.