Lidhja Demokratike e Maqedonisë vlerëson se fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të planifikuar për 12 Prill 2020, filloi shumë herët dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
“Me aktivitetet e partisë dhe mbulimin e tyre në media, reformat thelbësore për vazhdimin e proceseve integruese evropiane do të mbeten prapa, ndërsa do të kenë një ndikim negativ si në stabilitetin, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik. Gjashtë muaj është një kohë e gjatë për një fushatë zgjedhore dhe ajo nuk ndodh askund”, tha partia.
Lidhja Demokratike propozon që partitë të përmbahen nga fushata deri në afatin e parashikuar në ligj, pra 20 ditë para ditës së zgjedhjeve./Telegrafi/