Lidhja Demokratike beson se publikimi i bisedave të regjistruara në mënyrë të paligjshme rrezikon privatësinë dhe sigurinë ligjore të qytetarëve.
Lidhja Demokratike propozon që Prokuroria Publike, në bashkëpunim me MPB dhe institucionet e tjera, të ushtrojnë kompetenca ligjore: Së pari, bisedat e përgjuara të përdoren për të verifikuar ato që janë thënë duke mbledhur informacione, fakte dhe prova dhe për të filluar procedurat e duhura. Së dyti, të fillohet një procedurë për regjistrimin të paautorizuar të bisedave. Së treti të fillohet procedurë për publikimin e fshehtë dhe jolegale të bisedave të inçizuara.
Lidhja Demokratike, thuhet në deklaratë, është për mbrojtjen e interesit publik dhe mbështet publikimin e bisedave të cilat zbulojnë aktivitetet kriminale, por duhet të ketë përgjegjësi për keqpërdorimin e privatësisë për qëllime politike./Telegrafi/