Site icon Telegrafi

LDK u kërkon komisionerëve dhe vëzhguesve të qëndrojnë deri në numërimin e plotë të votave

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, pak minuta përpara mbylljes së vendvotimeve, u ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të dalin për të shprehur vullnetin e tyre të lirë.

Sipas një njoftimi të LDK-së, Mustafa u ka bërë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve të qëndrojnë nëpër qendrat e votimit deri në numërimin e të gjitha votave.

“Ju bëjmë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve të zgjedhjeve të mos i lëshojnë qendrat e votimit deri në numërimin e të gjitha votave”, tha Mustafa.

Mustafa tha se LDK ka pranuar disa ankesa për shkelje dhe parregullsi gjatë ditës së votimit, të cilat janë përcjellë tek organet kompetente, të cilat duhet t’i trajtojnë me seriozitet ato. /Telegrafi/

Exit mobile version