Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbushur sot sheshin e komunës së Vitisë me simpatizues ku është prezantuar vizioni qeverisës i kësaj parti për katër vitet e ardhshme.
Nga sheshi i mbushur i komunës së Vitisë me përkrahës të vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Kandidati për deputet i kësaj partie Lumbardh Salihu ka falënderuar elektoratin për pjesëmarrjen kaq masive në tubim.
“Vitia ime, sot më keni bërë shumë krenarë. Ju dua pafundësisht!”, ka shkruar Salihu.
Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 124 derisa Lumbardh Salihu ka numrin 77.