Site icon Telegrafi

LDK tregon se si ndodhi aksidenti i Agim Veliut

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nënkryetari i këtij subjekti politik, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu duke iu shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, i ka goditur mbrojtëset anësore të rrugës.

“Sot, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu i është shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e z. Veliu është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës. Falë këtij veprimi, përveç dëmeve të vogla të veturës të z. Veliu, nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Lexo po ashtu Vetaksidentohet kryetari i Podujevës, Agim Veliu (Foto)

Në pasditen e sotme është raportuar për një aksident të kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, i cili ka kaluar pa lëndime. /Telegrafi/

Exit mobile version