Site icon Telegrafi

LDK thirrje koalicionit PAN: Pranoni zgjidhjen e propozuar nga ne për Demarkacionin

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme për ratifikimin e demarkacionit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në takimet me partitë e koalicionit qeverisës, ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme, e cila i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

LDK-ja u bën thirrje partive të koalicionit qeverisës që të dakordohen me zgjidhjen e propozuar nga LDK-ja dhe t’i sigurojnë votat e shumicës qeverisëse.

LDK-ja i siguron qytetarët se vullneti i saj është në përputhje të plotë me vullnetin e tyre për lëvizje të lirë dhe se grupi jonë parlamentar është unik në këtë qëndrim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version