Telegrafi

LDK thërret konferencë për medie

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku do të mbajë konferencë për medie.

Abdixhiku në konferencë për medie do të dalë në ora 20:00.

“Sonte (e premte), më datë 2 prill 2021, në orën 20:00, kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kjo konferencë e të parit të LDK-së erdhi pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku kjo Qeveri dërgoi në Kuvend propozimet sa i përket Ligjit për Zgjedhjet në Republikën e Kosovës, që t‘u mundësohet mërgatës votimi në ambasada dhe në konsullata.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se si sipas kërkesës Kuvendit i kanë përgatitur opinionin për vlerësimin e ndikimit buxhetor.