Site icon Telegrafi

LDK: Thaçi nuk është i autorizuar për bisedime me Serbinë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj vendimit të Kryetarit Hashim Thaçi për të shkuar në bisedime me homologun serb, Aleksandar Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një reagimi, kjo parti e ka akuzuar Thaçin se po bisedon pa autorizim shtetëror me Serbinë dhe se po i përdor këto bisedime për të ‘kthyer kah vetja reflektorët politikë’.

“Është Qeveria e Republikës së Kosovës, e mandatuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ajo e cila ndërton platformën, udhëheq bisedimet eventuale dhe implementon marrëveshjet. Çdo gjë tjetër dhe nga çdo kush tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron të dëmshme, jo legjitime dhe antikushtetuese”, thuhet në këtë reagim.

Exit mobile version