Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së policit të vrarë mbrëmë në Zhur të Prizrenit.
Në telegramin e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa thuhet se LDK e ka marr me pikëllim rënien në detyrë të policit Sami Thaqi.
“E nderuara familje Thaqi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për rënien në detyrë të policit, Sami Thaqi.
Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndiera për humbjen tragjike të gjithë familjarëve, kolegëve dhe miqve të tij.
Policëve që janë lënduar në aksionin e mbrëmshëm, ju uroj shërim të shpejtë.
Po ashtu, si kryetar i LDK-së, të gjitha organeve të drejtësisë iu bëj thirrje që të punojnë pareshtur në luftën e tyre të përditshme kundër krimit”, thuhet në telegramin e LDK-së.