Site icon Telegrafi

LDK s’jep detaje për Kuvendin e Punës

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet të mbajë Kuvendin e Punës, edhe pse zyrtarisht nuk kanë njoftuar për vendin dhe kohën e mbajtjes.

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, dje ka thënë për KosovaPress se në Kuvendin e Punës së LDK-së, do të diskutohet për sfidat lidhur me përgjegjësinë që ka marrë LDK-ja për të qeverisur dhe rrugën që duhet ndjekur për realizimin e premtimeve të dhëna.

Në anën tjetër, kryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Donika Gërvalla, u ka thënë mediave se ajo përsëri do të shkojë në selinë e LDK-së për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Ndryshe, para dy ditësh Kryesia e kësaj partie mbajti mbledhjen me anë të së cilës vlerësoi se debati i deritanishëm në degë, diskutimet dhe propozimet tejet përmbajtjesore e konstruktive në Këshillin e Përgjithshëm do të përmbyllen me sukses dhe rezultate konkrete në Kuvendin Punues.

Ata kanë thënë se ndryshimet dhe propozimet do të konfirmohen në Kuvendin e Punës.

Exit mobile version