Telegrafi

LDK: Situata me pandeminë jashtë kontrollit të Qeverisë, Kosova rrezikon të mbyllet krejtësisht

Foto: Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se Kosova po rrezikon të shkojë drejt mbylljes totale, për shkak të keqmenaxhimit të sistemit të vaksinimit dhe për shkak të dështimit në sensibilizimin e popullatës për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e vaksinimit.

LDK nëpërmjet një komunikate ka theksuar se në kohën kur numri i rasteve me COVID ishte i vogël e termine për vaksinim kishte mjaft – Qeveria nuk bëri asgjë për të sensibilizuar opinionin për rëndësinë jetike të vaksinave.

“Në kohën kur numri i rasteve me COVID ishte i vogël e termine për vaksinim kishte mjaft – Qeveria nuk bëri asgjë për të sensibilizuar opinionin për rëndësinë jetike të vaksinave.
Sot, kur janë shënuar mbi 1000 raste të infektimit, dhe gjendja është alarmante – nuk ka termine të lira për vaksinim”, thuhet në reagimin e LDK-së, transmeton Telegrafi.

“Vetëm 10% e popullsisë së Kosovës janë të vaksinuar, sot. Jemi të fundit në Evropë. Mungesa e termineve e pushimet gjatë vikendeve – në gjendje alarmante të pandemisë – është shenjë se Qeveria s’ka as idenë e as vullnetin të bëjë më mirë”.

Më tej LDK thotë se “Kosova, po rrezikon të shkojë drejt mbylljes totale, për shkak të keq menaxhimit të sistemit të vaksinimit dhe për shkak të dështimit në sensibilizimin e popullatës për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e vaksinimit”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron që një mbyllje tjetër eventuale për shkak të rritjes enorme të numrit të rasteve me COVID-19, do të ishte fatale për ekonominë e Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve të saj”, thuhet në reagim. /Telegrafi/