Site icon Telegrafi

LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Shtime ka shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë për “stërzgjatjen” e procesit të numërimit të votave. 

LDK-ja në Shtime ka thënë se procesi zgjedhor është goditur nga dyshime shumë serioze “për prani të ‘trenit bullgar’ gjatë votimit më 9 shkurt, që ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të jashtme”.

“Gjithashtu ka dëshmi për pranin e disa fletëvotimeve të pavulosura. Të gjitha këto parregullsi jo vetëm që dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, por krijojnë perceptimin e një përpjekjeje për manipulim të rezultateve. Dega e LDK-së në Shtime i bënë thirrje organeve kompetente për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar përfundimin efektiv dhe transparent të procesit zgjedhor që është në interes të publikut, duke përfshirë hetimin e plotë të këtyre parregullsive dhe keqpërdorimit eventual të vullnetit qytetarë!”, është thënë nga LDK-ja.

Çfarë është “treni bullgar” i manipulimit të votave

“Treni bullgar”, si fenomen i manipulimit të zgjedhjeve është përdorë për herë të parë në Bullgari.

Votuesit jashtë qendrës së votimit marrin një fletëvotim të plotësuar, të cilin e fusin në kutinë e votimit. Ndërsa fletëvotimin të cilin e marrin në mënyrë të rregullt e nxjerrin jashtë qendrës së votimit. I njëjti fletëvotim plotësohet dhe përdorët nga një votues tjetër.

Në këtë mënyrë ishte vjedhur vota në Bullgari.

Exit mobile version