Telegrafi

LDK reagon ndaj spotit të PDK-së: “Tërheqja taktike” ka treguar se kujt i kanë mbaruar bateritë!

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj spotit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në të cilën një veturë lodër nuk ka forcë të lëvizë me “bateritë LDK” e ku me ato “të VV-së” digjet.

Lexo po ashtu PDK thumbon me spotin për “bateritë më të mira” (Video)

“Një spot televiziv, si duket i përgatitur përpara lidhjes së koalicionit të mesnatës me paratë e taksapaguesve kosovarë, është shpërndarë sot nëpërmjet mediave sociale.

Kujt i janë mbaruar bateritë, ka treguar më së miri, ‘tërheqja taktike’ prej qeverisë dhe dorëzimi i ‘Fillimit të ri’ mesnatën e frikës prej humbjes përfundimtare të pushtetit.

‘Bateritë e reja’ të tyre kanë prodhuar lakmi të pafund për zhvatje të pasurisë, që është provuar me skandale keqpërdorimi si ai i PTK-së apo tenderi i pasaportave.

Qytetarët e Kosovës do të thonë fjalën e tyre më 11 qershor”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/