Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj spotit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në të cilën një veturë lodër nuk ka forcë të lëvizë me “bateritë LDK” e ku me ato “të VV-së” digjet.
“Një spot televiziv, si duket i përgatitur përpara lidhjes së koalicionit të mesnatës me paratë e taksapaguesve kosovarë, është shpërndarë sot nëpërmjet mediave sociale.
Kujt i janë mbaruar bateritë, ka treguar më së miri, ‘tërheqja taktike’ prej qeverisë dhe dorëzimi i ‘Fillimit të ri’ mesnatën e frikës prej humbjes përfundimtare të pushtetit.
‘Bateritë e reja’ të tyre kanë prodhuar lakmi të pafund për zhvatje të pasurisë, që është provuar me skandale keqpërdorimi si ai i PTK-së apo tenderi i pasaportave.
Qytetarët e Kosovës do të thonë fjalën e tyre më 11 qershor”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/