Telegrafi

LDK i reagon kryetares së Kushtetueses pasi e uroi Kurtin: Afërsia e GJK-së me Qeverinë, e paprecedentë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reguar ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, e cila përmes një letre ka shprehur urimet e saj me rastin e zgjedhjes së Albin Kurtit, kryeministër të vendit.

Përmes një komunikate LDK shprehë brengosje për siç thotë afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë – përkatësisht pushtetin.

“Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese ka qenë vlerë e jashtëzakonshme e pjekurisë demokratike të institucionit që për vite ka ruajtur kredibilitetin e vet. Pushteti i Gjykatës është i ndarë dhe i pavarur nga ai i Qeverisë dhe si i tillë duhet të mbetet gjithëherë”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama uron kryeministrin Albin Kurti  

Tutje sipas tyre, çdo afrim i kryetarës së Gjykatës, në emër të Gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi të gjitha anues, dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë.

Ndërkaq në letër urim thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe ajo personalisht, e mirëpresin bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit, njofton Telegrafi.