Site icon Telegrafi

LDK i quan turpi i Kosovës, Kurtin, Ahmetin e Sejdiun

Kolegjiumi i Degëve të LDK-së në Prishtinë ka reaguar për të dytën herë ndaj kritikave të nënkryetarit të komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, i akuzoi kritikoi Lidhjen Demokratike të Kosovës, kryesisht për sistemin e drejtësisë dhe për bashkëpunimin e saj me PDK-në.

Derisa Sejdiu kishte thënë se Isa Mustafa dhe klika e tij në LDK, ajo që po e mirëmban PDK-në dhe Hashim Thaçin, i cili zakonisht shpif dhe etiketon, Degët e LDK-së në një komunikatë kanë thënë se Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, dhe krejt sekti i tyre janë turp në ikje i shtetit të ri.

Sipas degëve të LDK-së, Sejdiu ka disa hipoteka të së kaluarës, sikurse kanë të gjithë patriotët me molotovë në duar të VV-së.

Komunikata e plotë e Kolegjiumit të Degëve të LDK në Prishtinë:

Kryetari i dështuar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, zbatuesi i urdhrave të komisarëve të Albinit në Komunë, qenka nxehur për të vërtetat që Degët e LDK-së në Prishtinë ia paskan numëruar zëvendësit të tij t’lodht, Dardan Sejdiut.

Ne i bëjmë më dije kryetarit Ahmeti, se ne nuk kemi dashur t’i themi krejt të vërtetat për Sejdiun, sepse ai në fakt ka edhe hipoteka të së kaluarës, siç në fakt keni të gjithë ju “patriotët” me molotovë në duar të VV-së.

Ndërkaq ti Shpend, je një aksident elektoral për Prishtinën.
Qytetarët të votuan për shkak të premtimeve tua tashmë të harruara dhe të rrejshme, kurse tani Komunën e kanë në dorë personat si Sali Zyba e Xhelal Sveqla, e njerëz të këtij soji që po të tërheqin për hunde në strofullin e tyre.

Sa i përket “epitetit” gërditës, kjo fjalë në fakt bën përshkrimin më real të asaj çfarë ju jeni, por që tashmë nga gërditës lokal, keni “avancuar” në gërditës nacional dhe besa edhe ndërkombëtar.
E fundit, ti Shpend po e paralajmëron ndryshimin.

Ne do ta bëjmë një gjë të tillë dhe fitores tonë në Prishtinë do t’i gëzohesh edhe ti edhe Dardani (i cili shpresojmë të mos ketë ndonjë krizë nervore duke bërë monologje deri atëherë) sepse do të shpëtosh nga kthetrat e komisarëve të Albinit, të cilët janë drejtuesit real të Komunës, e të cilëve t’i s’guxon të mos ua zbatosh ndonjë urdhër. Përndryshe, e din ti, që përfundon në komitetet disiplinore në selinë me maska fantome.

Gjithsesi Shpend, mos harro se aksidente elektorale si puna juaj, ka pasur anekënd botës. Disa, besa, kanë qenë fatale për popuj e kombe.

Ne të garantojmë ty që me besimin e qytetarëve në fitoren tonë të radhës dhe përkrahjen e miqve ndërkombëtar nuk do ta lejojmë që një fatalitet i tillë të ndodhë as në Komunë as në Kosovë.
Shpend, ti, Albini dhe krejt sekti juaj jeni turpi në ikje i shtetit tonë të ri.

E keqja shkoftë me ju!

Exit mobile version