Telegrafi

LDK: Qeveria Kurti, qeveri e praktikantëve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot pas pezullimit të vendimit për tiketën ngjitëse prej pesë eurove për automjetet.

LDK në një reagim për media Qeverinë Kurti e quan qeveri të praktikantëve.

“Anulimi i pagesës prej 5 eurove, pjesë e një procesi të dyshimtë është përfundim i vetëm logjik. Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës fillimisht e më pas anulimi i saj – pas presionit publik – me pretekstin që duhet bërë analizë, tregon se sa të papërgatitur e joprofesionistë janë anëtarët e Qeverisë së Praktikantëve.

Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Mbi të gjitha, Lidhja Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë gjithë procesin në fjalë dhe dëmet eventuale financiare që mund të krijohen nga një aferë e aventurë e tillë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/