Site icon Telegrafi

LDK: Pragu zgjedhor për parti 5 përqind, koalicione 7 përqind

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka deklaruar se është e domosdoshme që të vazhdojnë përpjekjet në arritjen e konsensusit dhe pjesëmarrjes së opozitës në procesin e reformës zgjedhore.

Ai në takimin për reformën zgjedhore të thirrur nga presidentin Thaçi, tha se LDK ka biseduar për nevojën që Kosova të hyjë në reformën zgjedhore, pasi ky sistem zgjedhor është nevojë e kohës ku duhet të hulumtohen mundësitë më të mira dhe pastaj të aplikohen, në mënyrë që të jetë proces i thjeshtë për qytetarët dhe përfaqësim sa më të mirë politik.

Sa i përket numrit të deputeteve, Haziri tha se nuk duhet të cenohet numri i shumicës në Kuvendin e Kosovës.

“Zgjerimi i grupeve të minoriteteve është nevojë. LDK mendon që diskutimi rreth zonave zgjedhore listave jemi të gatshëm me bisedu për një konsensus të përbashkët. Mendojë që pragu zgjedhor të jetë 5 përqind për parti dhe 7 përqind me koalicione”, tha ai

Exit mobile version