Site icon Telegrafi

LDK: Pjesëmarrja në zgjedhje forcon demokracinë

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka thënë se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në zgjedhje forcon demokracinë.

Sipas tij, dalja e qytetarëve dhe procesi i rregullt është argumenti më i mirë se po ndërtojmë një demokraci.

“Ftoj qytetarët të dalin sepse vota e tyre do të jetë e garantuar. Ftojmë subjektet politike dhe akterët tjerë në këtë proces që të respektojnë kodin e mirësjelljes, me qëllim që të jetë një proces të lirë zgjedhor dhe demokratik”, tha ai.

Exit mobile version