Telegrafi

LDK përkujton Xhemajl Mustafën në 18 vjetorin e vrasjes

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar Xhemajl Mustafën, në 18 vjetorin e vrasjes së tij.

“Xhemajl Mustafa, këshilltar dhe zëdhënës i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ishte punëtor i palodhshëm për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta. Një ndër themeluesit dhe anëtarët e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u dallua si intelektual i shquar dhe një nga figurat më të spikatura të LDK-së”, thuhet në kumtesën për media të kësaj partie.

Xhemajl Mustafa u vra mizorisht në Prishtinë, më 23 nëntor 2000, në hyrje të apartamentit të tij, ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan.

Foto: Arkiv