Dështimi i votimit të kandidatëve për OSHP ka ardhur si pasojë e mos votimit të deputetëve të LDK-së.
Burime të mirë informuara të Tribuna Channel kanë bëre të ditur se LDK ka insistuar qe se paku njëri nga kandidatët qe do të duhej të shkonte në votim në Kuvend të ishte i tyre. Mirëpo, i njëjti nuk ka arritur t’i marr piket e mjaftuara për t’u futur në listën e ngushtë prej katër anëtareve të cilët iu nënshtruan sot votimit. Kështu, LDK ka lëne të paplotësuar kriteret e vetëm të përcaktuara për liberalizim të vizave.
Ky dështim i Kuvendit për të emëruar anëtarët e OSHP-së, u bë një ditë para se në Prishtinë të vijnë ekspertët e Komisionit Evropian, për të parë përmbushjen e rekomandimeve për tetë kriteret të plotësuara pjesërisht nga institucionet e vendit.