Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj, siç thotë, përpjekjes së Shpend Ahmetit për të manipuluar ndjenjat e qytetarëve duke përdorur emrin e Republikës së Shqipërisë. Sipas LDK-së, Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka ndarë një lokacion për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, më 4 maj 2015.
“Sot Kolegjiumi i Degëve të LDK-së në Prishtinë mbajti takimin e rregullt të radhës, ku u shqyrtuan qështje të ndryshme organizative me qëllim të fuqizimit të mëtejm të LDK-së.
Nga ky takim Kolegjiumi del edhe me këtë komunikatë rrethë zhvillimeve të fundit në Asamblenë Komunale të Pristhinës.
Ne mbështesim fuqishëm qëndrimet e këshilltarëve komunal të LDK-së, rreth zhvillimeve të sotme në Asamblenë Komunale tëPrishtinës.
Kolegjiumi I Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës reagonë ndaj përpjekjes së Shpend Ahmetit që duke keqpërdorur emrin e Republikës së Shqipërisë të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve, të përfitojë politikisht dhe të mundohet që të prish marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet dy shteteve.
Përpjekja që Ambasadës së Shqipërisë t’i jepet një parcelë e cila i është ndarë një subjekti tjetër është veprim i paligjshëm, i pandershëm dhe pjesë e imagjinatës destruktive të Ahmetit, e propaganduar me pompë nga disa kuaziopinionistë me famë në këso intrigash ndërshtetërore.
Apelojmë të të ashtëquajturit opinionist të pavarur, të mos bëhen zëdhënës në këtë rast të Vetëvendosjes dhe të mos I fyej këshilltarët komunal në këtë rast të LDK-së të cilët janë të zgjedhurit e popullit.
Fillimisht, ideja për t’ia ndarë Ambasadës së Shqipërisë një tokë të huaj dhe për ta futur atë në konteste është veprim i paturpshëm. Me këtë, Shpend Ahmeti ka vërtetuar se nuk është i interesuar që të ofrojë zgjidhje por të krijoj skandale duke keqpërdorur emrin e Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi Komunal i Prishtinës, kohë më parë, ka ndarë një lokacion për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, me 4 maj 2015.
Asamblistët e LDK-së janë plotësisht të gatshëm të përkrahin çdo propozim për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, apo edhe që të ofrohet ndonjë prej objekteve shtetërore, por në asnjë formë që Republika e Shqipërisë të futet në konteste me persona privat apo juridik dhe të keqpërdoret për përfitime politike.
Shpend Ahmeti të gjithë këtë manipulim po e bën në përpjekje për të dëmtuar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive
Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të bien pre manipulimeve të Vetëvendosjes, të zbatuara nga Shpend Ahmeti, të cilët pas dështimit që të rrënojnë Republikën e Kosovës me hedhje molotovësh mbi institucione, policë dhe shtëpi private, po përpiqen tani të dëmtojnë imazhin e saj përmes intrigave të të tilla.
Shpend Ahmeti duhet t’i kërkojë falje Republikës së Shqipërisë për manipulimin djallëzor me emrin e saj dhe qytetarëve të Kosovës për manipulimet që po bën me qëllim të përfitimeve elektorale.
Raportet vëllazërore dhe partneriteti i Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë të përjetshme. Manipulimet e partisë së molotovëve janë të destinuara të dështojnë shpejt” (sic.), thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/