Lidhja Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllime popullit dhe shtetit shqiptar për viktimat e tërmetit të sotëm në afërsi të Durrësit.
“Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Shqipërisë në këto momente traumatike.
Viktimat dhe familjet e tyre do jenë në lutjet tona. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kosovare që urgjentisht të mobilizojnë përkrahje për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.