Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie, ka thënë para medieve se gjatë kësaj mbledhje nuk është biseduar me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së.
Veliu ka theksuar se gjatë këtij takimi është folur për kandidatët për kryetar të Komunave.
“Kryesia e LDK-së në mbledhjen e sotme i ka diskutuar propozimet e degëve për të cilat deri tash nuk kemi pasur kandidat për kryetar të Komunave dhe deri në këto momente kemi vendosur për kandidatët që do të jenë: Safet Kamberi në Mitrovicë, në Gjakovë Bekim Ermeni, Xhafer Tahiri në Vushtrri, Mehmmet Krasniqi Obiliqi, Shkëlqim Jakupi në Kaçanik, Hani i Elezit do të jetë Hyrije Isufi, Ibrahim Kryeziu në Rahovec, Sami Kafegjolli në Malishevë, Mal Lokaj në Deçan, në Junik Tahir Isufaj, Besim Hoti në Klinë dhe në Skenderaj Isa Fejzullahu”, ka thënë Veliu.
Veliu tha se për Prishtinën dhe Prizrenin ende janë në diskutim dhe se vendimi do të merret ditën e nesërme. /Telegrafi/