Telegrafi

LDK nesër hap fushatën zgjedhore

Për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës nesër pasdite do të hap fushatën zgjedhore në Prishtinë, ku do t’i prezantojë të gjithë kandidatët për kryetar të komunave.

“Nesër më 21 shtator 2017, do të bëhet hapja zyrtare e fushatës dhe do të prezantohen kandidatët për kryetarë të komunave. Hapja e fushatës bëhet në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, me fillim në ora 17:00”, ka shkruar kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashi nëpërmjet rrjetit social Facebook.