Telegrafi

LDK në Vushtrri festoi 29 vjtorin e themelimit

Sot, në Vushtrri u organizua manifestim me rastin e 29 vjetorit të themelimit të kësaj dege si një prej degëve të para të themeluara nga shumë aktivistë e veprimtarë.

Në këtë manifestim të pranishëm ishin struktura të larta të partisë dhe deputet të Kuvendit të Kosovës, në krye me sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri.

Me këtë rast kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Dr. Hysni Gërguri falënderoi të gjithë veprimtarët dhe themeluesit e degës që në çdo rrethanë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm. Poashtu Dr. Gërguri në veçanti ka vlerësuar kontributin e veprimtarit, ish-kryetarit të Komunës së Vushtrrisë dhe degës së LDK-së në Vushtrri, Prof. Hajzer Krasniqi.

Prof. Xhafer Tahiri, kryetar i Komunës së Vushtrrisë ka falënderuar të gjitha strukturat e LDK-së për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë degës dhe komunës në përgjithësi. Tahiri ka folur gjithashtu për të arriturat e qeverisjes komunale.

Në emër të kryesisë së LDK-së, të pranishmëve u është drejtuar sekretari i Përgjithshëm i LDK-së,  Ismet Beqiri.

Beqiri ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjitha strukturat e degës së LDK-së në Vushtrri të cilat kanë treguar gjithmonë gatishmëri dhe vullnet për të kontribuar në proceset e partisë dhe vendit.

Ai gjithashtu ka thënë që dega e Vushtrrisë beson dhe ndjekë vizionin e Presidentit Rugova dhe këtij modeli i kanë besuar edhe qytetarët e Vushtrrisë.

Me vendim të kryesisë së degës, mirënjohje dhe falënderim postmortum i është ndarë familjes së themeluesit të degës së LDK-së në Vushtrri, ish-kryetarit të Komunës së Vushtrrisë dhe degës, Prof. Hajzer Krasniqi.