Site icon Telegrafi

LDK në Prizren shkel masat e pandemisë, gjobitet me 2 mijë euro

LDK në Prizren është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të mos respektimit të masave antiCOVID në tubimin që kjo parti ka mbajtur sot në një ambient të mbyllur.

Këtë njoftim e ka dhënë drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj.

“Në bazë të Ligjit 07/L-006 dhe Vendimeve të Qeverisë jemi të obliguar të veprojmë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës! 2,000 euro gjobë për subjektin politik LDK”, ka shkruar ai.

Ditëve të fundit partive të ndryshme politike u janë shqiptuar gjoba të shumta për shkak të mosrespektimit të masave të pandemisë./Telegrafi/

Exit mobile version