Telegrafi

LDK në Istog nominon tre kandidatë për deputetë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog ka mbajtur gjatë të mërkurës mbledhjen e rregullt, ku ka nominuar për deputet tre kandidatë nga kjo degë.

Kandidatët e nominuar janë Besart Dreshaj, Ilir Ferati dhe Shkëmb Manaj.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, nga kjo degë.

“Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Istog, z. Haki Rugova, njëherësh nënkryetar në nivel qëndror, në vikend është mbajtuar mbledhje e rregullt e Kryesisë së LDK-së Dega në Istog. Kryesia e Degës së LDK-së në Istog unanimisht kandidatë për Deputet nga Dega e Istogut nominoi: Besart Dreshaj, Ilir Ferati, Shkëmb Manaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/