Site icon Telegrafi

LDK do ndërmjetësim ndërkombëtar të krizës (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila udhëheq më Qeverinë e Kosovës nuk e përjashton mundësinë qe kapërcimi i krizës shtatëmujore të bëhet më ndërmjetësim të dialogut nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare.

Partia e dytë më e madhe në vend është e hapur për dialog, mirëpo si parakusht e ka qe subjektet opozitare të heqin dorë nga përdorimi i dhunës.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, ka thënë për Tribuna Channel se LDK e përkrah çdo përpjekje qe ndikon në tejkalimin e krizës – përfshirë ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Exit mobile version