Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) në Helsinki.
Delegacionit i prin Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ndërsa po marrin pjesë edhe Ismet Beqiri, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, Lirie Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së dhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së Avdullah Hoti dhe Vlora Dumoshi.
Kongresi i EPP-së mbahet më 7 dhe 8 nëntor në Helsinki dhe në fokus ka përgatitjet për zgjedhjet evropiane të vitit 2019. Njëkohësisht, do të diskutohen po ashtu edhe çështjet me interes madhor për qytetarët evropian si sfidat e migrimit ilegal, çështjet e sigurisë, konkurrenca globale dhe ndryshimet klimatike. /Telegrafi/