Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot në një takim pune, takim ky që është zhvilluar në Rugovë.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, derisa thotë se ky takim është “drejt mobilizimit të madh”.
“Takim pune me nënkryetarë, sekretarë, drejtues parlamentarë e me dy forumet. Drejt mobilizimit të madh”, thotë ai, transmeton Telegrafi.
Abdixhiku në vazhdimësi është duke takuar strukturat e partisë së tij nëpër komuna, ku ditë më parë ai ka thënë se koha e LDK-së, po vjen.
Ai kishte deklaruar se kryesia e re e LDK-së do të shërbejë drejt fitores.
“Jam i bindur se kjo Kryesi, me 16 doktorë shkencash, me 10 magjistra, me kryetarë komunash, deputetë e kryetarë degësh, me veprimtarë të të gjitha gjeneratave, do të shërbejë drejtë, do të shërbejë mbarë, do të shërbejë djathtë, drejt fitores sonë të madhe”, kishte pohuar ai.
Nënkryetarë të LDK-së janë zgjedhur: Anton Quni, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica Xhelili, Gazmend Muhaxheri dhe Lutfi Haziri./Telegrafi/