Telegrafi

LDK mbledh kryetarët e degëve për mobilizim për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se kanë mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se takimi është mbajtur në Istog, gjersa u mblodhën për tu mobilizuar për zgjedhjet parlamentare.

“Bashkë me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë, për rikthimin e madh, në vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Istog, u mblodhëm për mobilizim për zgjedhjet nacionale.

Lidhja Demokratike e Kosovës është gati, me 887 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë. LDK besë dhe shpresë për Kosovën”, shkruan kryetari i LDK-së. /Telegrafi/