Site icon Telegrafi

LDK mbledh kryesinë – diskutohet rezultati zgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhjen e kryesisë, e para pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në këtë mbledhje do të diskutohet pikërisht rreth rezultatit që ka arritur LDK-ja, në zgjedhjet parlamentare.

Gjithashtu, do të diskutohet edhe drejtimi që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të dalë në një konferencë për media.

Lexo po ashtu "LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: ​Do të qëndrojmë në opozitë

Kujtojmë se nga rezultatet preliminare LDK është renditur si partia e tretë në vend.

Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve kishte reaguar kryetari i këtij sbujekti Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, edhe pse LDK nuk ka fituar zgjedhjet, rritja e votave për këtë parti, nga 12% në rreth 20%, është një arritje e rëndësishme dhe dëshmi e mbështetjes qytetare.

Duke folur për situatën e përgjithshme paszgjedhore, ai kishte deklaruar se ky rezultat nuk përbën një ndryshim të madh për Kosovën, pasi qytetarët kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe ato duhen respektuar. /Telegrafi/

Exit mobile version