Site icon Telegrafi

LDK mbanë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, diskutohet për zgjedhjet

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot do të mbajë mbledhjen e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm.

Kjo mbledhje po mbahet pas Kuvendit Zgjedhor që pati kjo parti të shtunën që lamë pas, ku Isa Mustafa u rizgjedh kryetar i kësaj partie.

Në këtë mbledhje e cila do të mbahet në selinë e LDK-së nga ora 16:30, do të diskutohet edhe për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Mustafa: Kryesia e LDK-së ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhje, nuk është folur për kandidatin për kryeministër

Ndryshe dje LDK ka mbajtur mbledhjen e kryesisë ku po ashtu është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme.

Zëdhënësi i këtij subjekti, Besian Mustafa në një prononcim për Telegrafin, mohoj të jetë diskutuar në këtë mbledhje për kandidatin për kryeministër nga radhët e kësaj partie. /Telegrafi/

Exit mobile version