Site icon Telegrafi

LDK mban tubim në Lipjan, Abdixhiku shpalos prioritetet e partisë për të ardhmen e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë ka mbajtur tubim në qytetin e Lipjanit.

Simpatizantë të shumtë ishin mbledhur për ti ofruar mbështetje kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku dhe kandidatëve tjerë për deputetë.

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku e nisi fjalimin duke thënë “se ku ka më mirë se të nisësh javën e fundit elektorale sesa në Lipjanin e Imrisë, Lipjanin tim, Lipjanin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Abdixhiku u shpreh i entuziazmuar nga pritja që iu bë në Lipjan.

“Askush si ju Lipjan, askush kaq zjarrtë si në Lipjan, çka keni ba kështu Lipjan”, iu drejtua Abdixhiku simpatizantëve të shumtë të LDK-së.

Qytetarët dëgjoheshin teksa brohoritnin “o Lumir ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”.

“Dhe vjen një moment si ky, që të jep gjithë shtytjen për punë e shërbim. Për Lidhjen, për Republikën”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/

Exit mobile version