Lidhja Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së Agron Demit, drejtues i Institutit GAP, i cili përmes rrjeteve sociale ka thënë se zyrat qendrore të LDK-së janë të uzurpuara.
“LDK-ja sqaron opinionin se kjo është një shpifje e radhës e z. Demi, i cili është shndërruar në zëdhënës joformal të një subjekti politik”, thuhet në reagimin e LDK-së.
“Z. Demi, ka dëmtuar rëndë edhe imazhin e Institutit GAP, duke e vënë atë në shërbim të plotë të krerëve të kryeqytetit, familjarët e të cilëve, punojnë në këtë institut”, shtohet më tej në reagim.
“Andaj, zoti Demi, duhet të heq dorë nga akuzat e rrejshme si dhe keqpërdorimi i Institutit GAP dhe pozitës së respektuar të këtij Instituti në shoqërinë civile kosovare, për realizimin e synimeve të tij meskine politike”, përfundohet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/