Telegrafi

LDK kritikohet për mospjesëmarrjen në varrimin e Demaçit

Analistët kanë kritikuar mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në ceremoninë komemorative dhe ceremoninë e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi.

Analisti Dastid Pallaska ka shkruar në Facebook se Adem Demaçi sot meriton vetëm nderim.

Ndërsa, mos-pjesëmarrja e LDK-së në varrimin e tij është gabim po aq sa ishte gabim edhe refuzimi i Gardës së TMK-së për të marrë pjesë në varrimin e Ibrahim Rugovës.

Lexo po ashtu Zyrtari i LDK-së e quan monstrum Adem Demaçin - postimin e tij e pëlqejnë edhe Armend Zemaj e Naser Rugova

Kurse, analisti tjetër, Imer Mushkolaj ka shkruar se Adem Demaçi sfidoi një shtet si Jugosllavia dhe për Kosovën, për idealet e tij kaloi 28 vjet në burg.

“Sot gjenden të atillë që Demaçin e quajnë monstrum, vetëm pse ai ua paska kritiku kryetarin. Kryetarin që lidhje me idealizmin nuk kishte”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi