Site icon Telegrafi

LDK: KQZ bëri dy gabime në numërim të rezultateve

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, tha se në numërimin e rezultatit nga KQZ ka dy gabime në qendrat e votimit në Dubravë dhe Llukavc të Begut.

LDK pretendon se Rugova është me 55 vota në epërsi ndaj Dreshajt të AAK-së.

Shala tha se kur eliminohen këto dy gabime, del që Haki Rugova ka 9,986 vota, ndërsa Dreshaj ka 9,931.

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Istogut, Gani Dreshaj, rezulton fitues i zgjedhjeve të sotme në këtë komunë në bazë të rezultatit preliminar të shpallur nga KQZ.

Ai e ka mposhtur Haki Rugovën e LDK-së me një diferencë të ngushtë prej vetëm 52 votash.

Në bazë të të të gjitha kutive të votimit të numëruara, Dreshaj ka marrë 10,241 vota ndërsa haki Rugova 10,189 vota.

Deri më tani, që nga viti 2000, Istogu ka qenë i qeverisur nga LDK.

Exit mobile version