Site icon Telegrafi

LDK kërkon rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në Prishtinë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri në një konferencë për media ka folur për procesin zgjedhor të 19 nëntorit.

Beqiri theksoi se kanë kërkuar nga PZAP dhe KQZ që të bëhet rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në Prishtinë.

“Për shkak të rezultatit të ngushtë në mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës, për shkak të disa gabimeve në përshkrimin e votave të kandidatëve, për shkak të numrit të madh të votave të pavlefshme mbi 600 dhe për shkak të numrit të madh të fletëvotimeve të zbrazëta mbi 500, për shkak të gjitha këtyre arsyeve ne si LDK kemi kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të urdhëroj KQZ që të bëjë rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në Prishtinë”, ka thënë Beqiri.

Ai ka shtuar se si LDK konsiderojnë se rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në Prishtinë nuk ka nevojë ti druhet e as të ketë frikë asnjë subjekt politikë në këtë rast Vetëvendosje, sepse rinumërimi vetëm sa do ta legjitimonte rezultatin e zgjedhjeve cilido të jetë ai.

Beqiri ka thënë se kërkojnë nga organet kompetente “që të hetojnë raportimin e medieve për organizimin e transportit përmes veturave për qytetarët e Prishtinës të kamufluar përmes të ashtuquajturës OJQ e krejt kjo në këmbim të votës për kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmetin”. /Telegrafi/

Exit mobile version