Kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku, ka bërë të ditur se në partinë që ai e udhëheq, të entjen është konstituar Departamenti i Shëndetësisë.
Në një shkrim në platformën sociale Facebook, ai tha se pas Arsimit, Ekonomisë e Mbrojtjes, ky është departamenti i katërt i themeluar tashmë.
Por sipas tij, nuk do të ngelet me kaq, pasi LDK-ja do të themelojë gjithsej 21 sosh.
“Mes profesionistëve të fushës, mjekëve e stafit shëndetësor, diskutuam jo vetëm për gjendjen e rëndë aktuale të shëndetësisë në Kosovë, por dhe për zotimet kryesore të programit tonë politik ‘Rruga e Re’”, tha Abdixhiku.
Ai po ashtu bëri disa premtime:
Qendër e re spitalore, me investim plot 250 milionë euro.
Sigurime shëndetësore 3.5% + 3.5%.
Digjitalizim i plotë i shëndetësisë dhe sistem informativ shëndetësor.
Menaxhim ndërkombëtar i spitaleve.
Plot 150 milion euro investime në pajisje të reja.
Koeficient 150 për stafin shëndetësor.
Këto janë disa nga projektet kryesore në programin aktual ‘Rruga e Re’.
Rrugën e bëjmë bashkë!