Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media, e cila pritet të mbahet në ora 12:00 në selinë qendrore.
Por në njoftimin për media kjo parti nuk ka dhënë arsyet e mbajtjes së konferencës.
Ndërkohë, LDK-ja edhe gjatë të premtes mbajti një konferencë për media ku kritikoi ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e keq të procesit të vaksinimit.
Ish-ministri Armend Zemaj tha se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë rrezikuar qytetarët e Kosovës duke u bërë shpërndarës të infeksionit dhe duke rrezikuar jetën e tyre.
Kujtojmë se dje në qendrën e vaksinimit në “1 Tetori” u krijua një tollovi e madhe nga qytetarët që prisnin në rend për t’u vaksinuar. E kjo pamje u kritikua ashpër nga opozita por edhe shoqëria civile.
Ndërkohë MSh-ja ka njoftuar se procesi i vaksinimit do të vazhdojë edhe në vikend, por ka treguar se mund të imunizohen vetëm personat e kontaktuar dhe të cilët paraprakisht kanë bërë termine. /Telegrafi/