Site icon Telegrafi

LDK-ja me kujdestari, e nis me Agim Veliun

 

Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të jenë në zyrat e LDK-së, për të mbajtur kujdestari, ka bërë të ditur kjo parti.

Kryetar i komunës së Podujevës Agim Veliu i ka prirë këtij procesi, ndërsa ditët e ardhshme do të jenë nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm i LDK-së dhe anëtarë tjerë të kryesisë.

Sipas LDK-së, arsyeja që po mbahet kjo kujdestari është qëllimi i vetëm, që LDK-ja të jetë pranë çdo qytetari.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdoj fuqishëm mobilizimin e saj pasi që këtë vit e presin vetëm fitore”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Exit mobile version