Telegrafi

LDK-ja me kritika ndaj Ahmetit për shkollat në Prishtinë

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Gashi, në një konferencë për media ka kritikuar gjendjen e shkollave në Komunën e Prishtinës.

Sipas tij, gjendja e këtyre shkollave nuk përputhet me fjalët e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, i cili, sipas tij, kishte deklaruar që të gjitha shkollat janë të gatshme për ta filluar mësimin, raporton Ekonomia Online.

Gashi ka paraqitur disa shembuj që, sipas tij, shkollat nuk po qeverisen siç duhet,

“Ka shembuj në shkolla ku drejtori mbahet si ushtrues detyre. Nëse këto kuadro nuk e meritojnë të mbajnë këto pozita, atëherë duhet ta lirojnë atë vend. Asnjë sqarim nuk është dhënë, së paku konkurrentëve dhe nuk përfundon me vite përzgjedhja e drejtorëve, ku shembull eklatant është tema ku që disa vite është drejtoresha e njëjtë.

Unë e kuptoj zonën e Veternikut ku shkollat nuk mund t’i plotësojnë nevojën, por s’e kuptoj regjistrimin prej Fushë Kosovës në Prishtinë ose prej Vranjevcit në ‘Faik Konicë’, sepse këto e mundësojnë një disbalanc në regjistrimin e fëmijëve”, tha ai.