Telegrafi

LDK-ja e PDK-ja në Pejë nuk merren vesh për emrat e drejtorëve

Kriza e partnerëve të koalicionit qeverisës në Pejë, LDK-PDK, as të mërkurën nuk ka shënuar përmirësime.

As takimi i Gazmend Muhaxherit me Xhavit Halitin, të martën mbrëma, nuk ka zgjidhur nyjën për vazhdimin e koalicionit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas një burimi brenda LDK-së në Pejë, PDK-ja po insiston që të kthehen në punë dy drejtorët e shkarkuar nga kryetari Muhaxheri, por ky i fundit nuk po pranon që të zmbrapsë vendimin e tij.

Lexo po ashtu: https://telegrafi.com/pdk-pergjigjet-gazmend-muhaxherit-nuk-jemi-paterice/