Në 12 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Kryesia e LDK-së, ka bërë homazhe të varri i ish Presidentit, Ibrahim Rugova, në Velani.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se Presidenti Rugova ka qenë dhe mbetet simbol i një lideri historik i cili u njoh edhe ndërkombëtarisht.
Pas homazheve te varri, Kryesia e LDK-së, ka vizituar Familjen Rugova.
Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.
Ibrahim Rugova vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake./Telegrafi/